image Shkon në mbi 700 mijë numri i viktimave nga COVID-19 në SHBA

Botë

Shkon në mbi 700 mijë numri i viktimave nga COVID-19 në SHBA

news image

Sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti “Johns Hopkins ” me 29.185 raste ka arritur në 46.466.504 numri i rasteve ndërsa me 374 vdekje në 24 orët e fundit ka arritur në 754.311 numri i personave që kanë humbur jetën nga COVID-19.

Me mbi 4 milionë e 959 mijë raste, Kalifornia renditet e para në vend ndërsa vijojnë Teksasi me mbi 4 milionë e 260 mijë dhe Florida me mbi 3 milionë e 701 mijë, raporton AA.

Po ashtu me 72.511 vdekje, Kalifornia renditet e para në SHBA për sa i përket numrit të viktimave nga COVID-19 e cila ndiqet nga Teksasi me mbi 71 mijë vdekje dhe Florida me mbi 60 mijë vdekje.

Sipas të dhënave nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), e cila ndjek statistikat për vaksinimin kundër COVID-19 në SHBA, 78.6 për qind e popullatës mbi 12-vjeç ka marrë të paktën një dozë të vaksinës ndërsa 68.2 për qind dozën e dytë. Ndërsa kanë marrë dozën përforcuese 12 për qind e atyre që kanë përfunduar vaksinimin.

Mbi 223.2 milionë persona në vend kanë marrë dozën e parë ndërsa mbi 193.6 milionë të tjerë dozën e dytë dhe mbi 23.1 milionë dozën përforcuese.

/GazetaSinjali/