image Shkon në 66 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Iran, refuzuan ndihmën nga SHBA-ja

Botë

Botë/ Shkon në 66 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Iran, refuzuan ndihmën nga SHBA-ja

news image

Ministria e Shëndetësisë e Iranit raportoi për 12 vdekje të reja nga koronavirusi, duke e çuar në 66 numrin e përgjithshëm të viktimave në republikën islamike. Deri më tash, në Iran janë infektuar 1501 persona.

Televizioni shtetëror njoftoi se në mesin e personave të vdekur së fundi është edhe një anëtar i një këshilli që është i lidhur me liderin suprem të Iranit, raporton “Free Europe”.

Ekspertët shëndetësorë thonë se shkalla e vdekshmërisë së personave të infektuar me koronavirus në Iran – rreth 5.5 për qind – është shumë më e lartë se në shtetet e tjera, duke lënë të kuptohet se numri i të infektuarve është shumë më i madh se shifra zyrtare.

Ndryshe, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Abbas Musavi, e hapi një konferencë për gazetarë duke e refuzuar ofertën për ndihmë nga Shtetet e Bashkuara, të cilën e kishte bërë zyrtarisht sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo./Gazeta Sinjali/