image Shkon në 6 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Britani

Botë

Shkon në 6 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Britani

news image

Ka shkuar në 6 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Britaninë e Madhe.

Njoftimin e dha këshilltari kryesor mjekësor i qeverisë së Prof Chris Whitty.

“Më vjen keq të konfirmoj viktimën e 6 nga koronavirusi. Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen dhe miqtë e tyre dhe kërkoj që respektohet intimiteti i tyre. Pacienti ishte 80 vjeç’’, tha ai.

Ndërkohë numri i personave të infektuar ka shkuar në 373.

“Që nga ora 9 e mëngjesit më 10 Mars 2020, në Britaninë e Madhe  janë testuar 26,261 persona, nga të cilët 25,888 u konfirmuan negativ dhe 373 u konfirmuan pozitivë’’, tha Departamenti i Shëndetësisë dhe Kujdesit Social. /Gazeta Sinjali/