image Shkon në 4,777 numri i viktimave të koronavirusit në Iran

Shëndetësi

Botë/ Shkon në 4,777 numri i viktimave të koronavirusit në Iran

news image

Ministrisë së Shëndetësisë në Iran njoftoi se numri i viktimave të koronavirusit ka shkuar në 4,777 persona.

MSH ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 94 viktima dhe 1,512 raste të reja të koronavirusit, duke e çuar në 76.389 nurmin e të prekurve.

Irani ishte një ndër shtetet me numrin më të madh të rasteve në botë në fillimin e përhapjes së pandemisë, bashkë me Kinën dhe Italinë.

Deri më tani, autoritetet iraniane kanë bërë të ditur se i kanë testuar afro 300 mijë persona.

Zyrtari i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour, tha se 3,643 pacientë me Covid-19 ndodhen në gjendje kritike në të gjitha spitalet e vendit./Gazeta Sinjali/