Numri i viktimave nga përmbytjet masive në Gjermani dhe Belgjikë është rritur sërish.
Mediat e huaja raportojnë se numri i personave që deri më tani kanë humbur jetën ka shkuar në 180.
Ndërkohë numri i të zhdukurve vazhdon të jetë akoma i lartë, që do të thotë se numri i viktimave mund të rritet sërish.
Në Gjermani numri i viktimave ka arritur në 156m kurse në Belgjikë në 24.
Liderët evropianë fajësojnë ndryshimet klimatike për këtë katastrofë./Gazeta Sinjali/