image Shkon mbi 2.3 milion të infektuar me Covid-19 në botë, mbi 163 mijë të vdekur dhe 609 mijë të shëruar

Botë

Botë/ Shkon mbi 2.3 milion të infektuar me Covid-19 në botë, mbi 163 mijë të vdekur dhe 609 mijë të shëruar

news image

Koronavirusi Covid-19 ka shkaktuar 163.134 viktima në të gjithë botën deri më tani, ndërsa numri i të infektuarve ka kaluar mbi 2.3 milion, konkretisht 2.367.758.

Këto janë shifrat e përditësuara nga Universiteti amerikan Johns Hopkins.

Numri i të prekurve mendohet se është shumë më i lartë, pasi shumica e personave janë duke u përballur me simptoma të lehta.

Deri më tani 609,505 është numri i atyre që kanë arritur të fitojnë betejën me Covid-19.

Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të viktimave mbi 39 mijë mijë duke kaluar Italinë dhe numrin e të prekurve, me mbi 737 mijë të pasuara nga Spanja, Italia dhe Gjermania.

Italia deri më tani ka 23,660 viktima ndërkohë 20.453 persona kanë vdekur në Spanjë dhe 19.718 në Francë.

Mbretëria e Bashkuar deri më tani ka 16.095 të vdekur dhe 121.168 të infektuar./ Gazeta Sinjali/

19 Prill – Raportimi i orës 20:00