Nxënësit e vitit të fundit në shkollat e mesme të qytetit kinez, Wuhan, ku u zbulua përhapja e koronavirusit për herë të parë në dhjetorin e kaluar, do të kthehen në shkollë këtë të mërkurë.
Më 6 maj, të gjithë nxënësit e klasave më të larta do të kthehen në shkolla, gjë që shënon një fillim të ri për planin arsimor për këtë vit”, tha Xia Chunyin nga zyra e arsimit e Wuhanit.
Ata do të kthehen në shkollë për t’u përgatitur për Gao Kao, provimin universitar të Kinës, i cili është shtyrë për një muaj, deri në korrik.
Xia tha se zyrtarët e shkollës kanë zbatuar një plan trehapësh për të ndihmuar nxënësit të përshtaten në klasë, përfshirë ndihmën psikologjike për të ndihmuar kalimin nga mësimi në internet, raporton CNN.
Tani për tani, vetëm nxënësit e vitit të fundit do të lejohen të kthehen në shkollë.
Byroja e arsimit atje tha se pjesa tjetër e nxënësve ngadalë do të kthehen në shkollë në disa faza, por ende nuk është përcaktuar një kornizë kohore për kthimin e tyre./ Gazeta Sinjali/