Gazeta Sinjali ka siguruar një dokument ku është marrë vendim që Shkolla Fillore e Mesme e Ultë “Meto Bajraktari” në Prishtinë, nga sot të kalojë në skenarin C.
Në dokumentin e siguruar nga Sinjali, theksohet se kjo zgjatë për 7 ditë, duke filluar nga sot më 19 prill.
Me këtë vendim obligohet që Task Forca Komunale ta bëjë vlerësimin e gatishmërisë së shkollës për të rifilluar punën brenda 2 javësh me skenarin A.
Kjo shkollë, ka gjithsej 1439 nxënës, 73 mësimdhënës, 20 staf teknik/administratë/sigurim.
6 punëtorë nga stafi teknik, 1 mësimdhënës dhe 1 nxënës janë testuar dhe kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Dje, Qeveria e Kosovës, me miratimin e masave të reja mori vendim që të hapen të gjitha shkollat.