image ShKK suspendon zyrtarin korrektues që dyshohet se mori ryshfet

Siguri

ShKK suspendon zyrtarin korrektues që dyshohet se mori ryshfet

news image

Shërbimi Korrektues i Kosovës e ka suspenduar nga puna zyrtarin korrektues B.R., punonjës në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, pasi i njëjti është arrestuar nën dyshimin për marrje ryshfeti.

SHKK ka thënë se këtë vendim e ka marrë pas marrjes së konfirmimit nga Policia Kosovës, respektivisht nga Drejtoria për Krime Ekonomike dhe Korrupsion për arrestimin e zyrtarit korrektues.

“ShKK në koordinim të plotë me Policinë do të vazhdojnë të ndërmarrin veprime te fuqishme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar. Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e dukurive negative dhe i pakompromis ndaj të gjithë atyre të cilët keqpërdorin detyrën zyrtare”, thuhet në komunikatën e SHKK-së.

Zyrtari korrektues në Qendrën e Paraburgimit në Prizren dyshohet se ka mundësuar futjen e disa gjërave të ndaluara në këtë qendër për një person të paraburgosur.

/GazetaSinjali/