image SHKK-ja suspendon dy gardianë të qendrës së paraburgimit në Mitrovicën e Veriut

Siguri

SHKK-ja suspendon dy gardianë të qendrës së paraburgimit në Mitrovicën e Veriut

news image

Të hënën në mbrëmje, dy të burgosur, në shenjë revolte u ngjitën në kulmin e ndërtesës së paraburgimit në Mitrovicën e Veriut, të cilët më vonë pas komunikimit me Prokurorin e çështjes kanë zbritur në tokë.

Në lidhje me këtë rast, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se janë suspenduar dy zyrtarë korrektues nën dyshimin se gjatë kryerjes së detyrës zyrtare i kanë shkelur procedurat e sigurisë institucionale.

Ky është njoftimi i plotë i SHKK-së.

SHKK suspendon dy zyrtarë korrektues të Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se mbrëmë̈ rreth orës 19:00 në Qendrën e Paraburgimit Mitrovicë, në shenje pakënaqësie me vendimin e gjykatës dy të burgosur kanë dëmtuar grilën dhe dritaren dhomës, pastaj kanë arritur të ngjitën lart mbi kulmin e Qendrës së Paraburgimit Mitrovicë.

Pas shumë kërkesash, kërkesa e tyre kryesore ka qenë, se janë të pa kënaqur me gjykatën, me ç`rast kanë kërkuar të bisedojnë me prokurorin, dhe pas bisedës me prokurorin në prezencë të policisë dhe zëvendësdrejtorit të përgjegjshëm të SHKK-së, Rasim Selmani, të njëjtit janë pajtuar të zbresin poshtë.

Për shkak të këtij rasti SHKK ka suspenduar dy zyrtarë korrektues, deri te suspendimi është ardhur për shkak të dyshimit se zyrtarët korrektues gjatë kryerjes së detyrës zyrtare kanë shkelur procedurat e sigurisë institucionale.

Lidhur me rastin, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka iniciuar procedure disiplinore dhe ka caktuar Komisionin Hetimor të Brendshëm, i cili do të hetojë rastin në tërsi.

LEXO EDHE :

Dy të burgosur ngjiten në çatinë e burgut të Mitrovicës, kjo është arsyeja që qëndruan aty më shumë se dy orë

/Gazeta Sinjali/