image SHKK do të fillojë me lejimin e vikendeve për të dënuarit dhe vizitave familjare

Kosovë

SHKK do të fillojë me lejimin e vikendeve për të dënuarit dhe vizitave familjare

news image

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se nga data 28 dhjetor 2020 do të fillojë me lejimin e vikendeve për të dënuarit dhe vizitave familjare, shkruan Gazeta Sinjali.

“Si masë lehtësuese, për vizitë familjare do të fillojmë me pranimin e vetëm një (1) anëtari të familjes. Gjatë vizitës së tyre, në hyrje të institucioneve korrektuese familjarët janë të obliguar të respektojnë masat anticovid, (distancën sociale, vendosjen e maskës, dezinfektues). Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve”, thuhet në njoftim.

Shërbimi Korrektues i Kosovës po ashtu do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim.

/Gazeta Sinjali/