image Shërbimi Korrektues reagon pas raportimit se në Dyz u bë gardian një i burgosur

Siguri

Shërbimi Korrektues reagon pas raportimit se në Dyz u bë gardian një i burgosur

news image

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka reaguar në lidhje me raportimet se një ish i burgosur është punësuar si gardian në burgun e Dyzit.

SHKK e ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se raportimi ka qenë i pa saktë.

ShKK përmes një reagimi ka treguar se personi i cili do të jetë përgjegjës për ruajtjen e të dënuarve nuk është i dënuar për vepër penale dhe nuk është duke u zhvilluar procedurë penale ndaj tij.

“Pas këtij shkrimi, Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinion publik se personi në fjalë  ka sjell të gjitha dokumentacionet e kërkuar për Konkursin Zyrtar Korrektues, ndër to edhe  vërtetimin me nr.2777/2021 të lëshuar nga gjykata me datë 23.11.2021, me të cilën ka dëshmuar se i njëjti nuk është dënuar për vepër penale dhe nuk është duke u zhvilluar procedure penale ndaj tij”, thuhet ndër të tjera në reagimin e tyre.

Reagimi i plotë:

Shërbimi Korrektues i Kosovës reagon rreth lajmit të publikuar në  portalin Insajderi.org, të titulluar, “Shpërthen skandali i ri në SHKK: I burgosuri bëhet gardian në Dyz, burgun e Sigurisë së Lartë’”.

Pas këtij shkrimi, Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinion publik se personi në fjalë  ka sjell të gjitha dokumentacionet e kërkuar për Konkursin Zyrtar Korrektues, ndër to edhe  vërtetimin me nr.2777/2021 të lëshuar nga gjykata me datë 23.11.2021, me të cilën ka dëshmuar se i njëjti nuk është dënuar për vepër penale dhe nuk është duke u zhvilluar procedure penale ndaj tij.

Pavarësisht tendencave për ta njollosur Shërbimin Korrektues të Kosovës, ne do të vazhdojmë të jemi të përkushtuar për transparencë të plotë para qytetarëve. Për këtë shkrim, por edhe për shkrimet tjera tendencioze SHKK do të shfrytëzojë të gjitha mekanizmat ligjor për të demantuar lajmet e pavërteta.

/GazetaSinjali/