Medikamenti anti-parazit që është përdorur për largimin e morrave të kokës, mund të eliminojë edhe qelizat e koronavirusit.
Sipas shkencëtarëve në Monash University në Australi, trajtimi me Ivermectin, mund ta ndalojë përhapjen e SARS-CoV-2.
“Kemi gjetur se një dozë e vetme e këtij medikamenti, mund t’i largojë të gjitha materialet gjenetike të koronavirusit për 48 orë, derisa reduktimi më i madh i virusit bëhet në 24 orët e para”, ka thënë mikrobiologu i këtij universiteti, Dr Kylie Wagstaff.
Derisa nuk dihet saktësisht se si funksionon, mendohet se ky medikament e ka aftësinë t’i bllokojë dhe pastrojë qelizat pritëse, në mënyrë që të mos grumbullojë materie të dëmshme.
Hapi i ardhshëm i shkencëtarëve, është që të caktojnë dozën e duhur të përdorimit, na mënyrë që ta trajtojë sëmundjen derisa nuk shkakton një dëm anësor për shëndetin.
“Në kohën kur kemi një pandemi dhe nuk ka një trajtim të aprovuar, nëse do të kishim ndonjë përbërës që është në dispozicion në të gjithë botën, atëherë kjo mund të ndihmojë njerëzit më shpejt”, ka thënë Wagstaff, duke shtuar se deri në krijimin e vaksinës duhet të pritet mjaft kohë.
Lidhur me këtë trajtim, shkencëtarët do të bëjnë hulumtime deri në një muaj, derisa ta provojnë nëse është efikase te njerëzit./Gazeta Sinjali/