Rregulla e distancimit social do të jetë në fuqi deri në vitin 2022.
Shkencëtarët kanë paralajmëruar se kërkesa për distancim social do të vazhdojë të qëndrojë derisa vaksinimi të japë efekt të madh në reduktimin e koronavirusit.
Sipas tyre, vaksinimi duhet të jetë të paktën 85 për qind efektiv në pengimin e shpërndarjes së COVID-19.
Kjo analizë është publikuar nga një grup shkencëtarësh të Universitetit të Warwick në Britani të Madhe.
Hulumtimi i tyre tregon se pavarësisht se si sillen gjërat, mbyllja e vendeve për të parandaluar përhapjen e koronavirusit do të vazhdojë të paktën deri në fund të muajit maj të këtij viti, ndërkaq distancimi social deri në vitin e ardhshëm. /GazetaSinjali/