image Shkencëtarët rindërtojnë pamjen fizike të kushëririt të largët të njeriut

Shkencë/ Shkencëtarët rindërtojnë pamjen fizike të kushëririt të largët të njeriut

news image

Tashmë e dimë se si ka qenë Njeriu i Neandertalit, por falë ADN-së, shkencëtarët izraelitë kanë arritur t’i japin trup e fytyrë një tjetri prej ish-kushërinjve tanë, Denisovianit, që u zhduk 50.000 vjet më parë.

Shkencëtarët kishin shumë pak dijeni për njerëzit e Denisovës, mbetjet e para të të cilëve u zbuluan në vitin 2008: disa dhëmbë, pjesë kockash dhe një nofull të poshtme. Pra, shumë pak për të ditur se si dukeshin.

Shkencëtarët përdorën pjesët e ADN-së së gjetur në këto fragmente për të hamendësuar se cilat gjene ishin të aktivizuara, duke rindërtuar kështu pamjen fizike të këtyre kushërinjve tanë të largët. /Gazeta Sinjali/