Amerikanët e burgosur për disa vjet në Iran janë kthyer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas lirimit, si pjesë e një marrëveshjeje politikisht të rrezikshme.
Presidenti amerikan, Joe Biden të hënën ishte pajtuar që të lironte 6 milionë dollarë asete të ngrira të Iranit.
Me duartrokitje janë pritur në aeroportin e Virginias. Siamak Namazi ishte i pari që doli nga aeroplani.
Bisedimet e suksesshme për lirinë e amerikanëve sollën falënderime për Bidenin nga familjarët, por republikanët kanë kundërshtuar marrëveshjen monetare me një prej kundërshtarëve më të mëdhenj të SHBA-së.
Ministria iraniane e Punëve të Jashtme ka njoftuar se dy të burgosur iranianë do të qëndrojnë në SHBA.
Ndërkohë, mediat shtetërore të Iranit kanë thënë se dy të burgosur iranian ishin në Doha të Katarit për shkëmbimin e të burgosurve me SHBA-në.