image Shkëmbime e ndërhyrja e Interpolit, 78 persona u ekstraduan drejt Shqipërisë vitin e kaluar

Shqipëri

Shkëmbime e ndërhyrja e Interpolit, 78 persona u ekstraduan drejt Shqipërisë vitin e kaluar

news image

Gjatë vitit 2023, 78 persona të kërkuar nga drejtësia janë ekstraduar drejt Shqipërisë. 73 nga ta janë me shtetësi shqiptare, ndërsa 5 të tjerë të huaj.

Italia dhe Greqia janë vendet nga ku janë ekstraduar më shumë persona, të dyja këto kanë ekstraduar nga 17 të kërkuar.

Pas tyre dominojnë Gjermania, Spanja dhe Anglia, raporton Tvklan.al.

Edhe pse me disa prej vendeve që mundësuan ekstradimin, Shqipëria nuk ka një marrëveshje ekstradimi, disa prej operacioneve janë finalizuar dhe si rezultat i ndërhyrjes së Interpol apo dhe me shkëmbim.

Autoritetet shqiptare janë duke negociuar edhe me Emiratet Arabe për të sjellë para drejtësisë disa të kërkuar që fshihen në Dubai.

/GazetaSinjali/