image Shkeli masën e arrestit shtëpiak, kapet me drogë polici i dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Siguri

Shkeli masën e arrestit shtëpiak, kapet me drogë polici i dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

news image

Zyrtari policor Bedri Januzi, i cili ishte arrestuar në mars për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ka shkelur masën e caktuar nga Gjykata, atë të arrestit shtëpiak dhe është kapur nga Policia, shkruan Gazeta Sinjali.

I njëjti, sipas burimeve të Sinjalit, dyshohet se kishte dalë nga shtëpia për t’u furnizuar me drogë, me ç’rast Policia i ka gjetur dhe sekuestruar substanca narkotike të llojit marihuanë.

Ai dyshohet për “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”. 

Januzi ishte suspenduar në janar të këtij viti, pasi dyshohet se kishte sulmuar fizikisht gruan e tij.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/