Njëra ndër masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit që mori qeveria, është edhe mbyllja e tregjeve publike të kafshëve, shkruan Gazeta Sinjali.
Por, në Gjakovë kjo masë nuk po respektohet, sepse tregu i kafshëve nuk është mbyllur. Një sinjalizues ka dërguar disa fotografi në adresë të Gazetës Sinjali, ku shihet teksa po shiteshin disa kafshë sot në treg.
Udhëheqësi i Sektorit për Inspektime, në Komunën e Gjakovës, Artan Hoxha në një prononcim për Gazetën Sinjali tha se nuk kanë informacione se sot është mbajtur tregu i kafshëve, përndryshe tha se do të merrnin masa.
“Jo, unë nuk e kam këtë informacion. Kanë qenë inspektorët në terren, por nuk kam ndonjë informatë që ka funksionuar tregu i kafshëve sot. Po të kishim informacion do të dilnim menjëherë dhe do të merrnim masa”, tha Hoxha./Gazeta Sinjali/