image Shkelën masat antiCOVID/ Mbyllet 1 lokal dhe gjobiten 7 të tjerë në rajonin e Ferizajt

Siguri

Shkelën masat antiCOVID/ Mbyllet 1 lokal dhe gjobiten 7 të tjerë në rajonin e Ferizajt

news image

Inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së bashku me Policinë e Kosovës, kanë zhvilluar një aksion në Rajonin e Ferizajt për mbikëqyrjen e masave antiCOVID, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, i cili ka bërë të ditur se janë shqiptuar 7 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID. Ai tha se një lokal është mbyllur në Kaçanik.

“AUV zyra Regjionale Ferizajit mbrëmë ka shqiptuar 7 gjoba. Prej tyre në Kaçanik janë shqiptuar 2 gjoba dhe një mbyllje për mos respektim të vendimit, 4 persona ne 10m katror. Në Ferizaj, 5 për mos respektim të vendimit, 4 persona ne 10m katror. Në çdo rast duhet të kujdesemi për shendetin publik. Jeta e qytetareve është mbi gjithçka”, tha ai për Sinjalin./Gazeta Sinjali/