image ‘Shkatërrohet’ grupi i çeçenëve që planifikonte vrasjen e Zelensky

Botë

‘Shkatërrohet’ grupi i çeçenëve që planifikonte vrasjen e Zelensky

news image

Grupi elitar i çeçenëve që planifikonte ‘vrasjen’ e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është neutralizuar.

Këtë e ka bërë të ditur sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Danilov, raportojnë mediet Unian dhe Kiev Independent – transmeton Gazeta Sinjali.

 “Mund të them se grupi elitar i Kadyrov, i cili erdhi këtu posaçërisht për të eliminuar presidentin tonë, u shkatërrua,” tha Danilov, sipas Unian.

Ai tha gjithashtu se ky “grup i Kadirovit” u nda në dysh, njëri u neutralizua në Hostomel dhe tjetri në një tjetër vend.

/GazetaSinjali/