image Shkatërrohet banda e trafikut të drogës në Itali, mes të arrestuarve edhe një shqiptar

Evropë

Shkatërrohet banda e trafikut të drogës në Itali, mes të arrestuarve edhe një shqiptar

news image

Policia italiane ka shkatërruar rrjetin e trafikut të drogës, duke vënë në pranga 3 shtetas, mes tyre dhe një shqiptar.

Gjatë aksionit të policisë së Novarës u sekuestruan 15 kilogramë drogë dhe më shumë se 25 mijë euro.

Në këtë operacion ishin të angazhuar më shumë se 90 agjentë të anti-drogës, të cilët kishin disa muaj që gjurmonin rrjetin e trafikantëve, të cilët vepronin në qytetin e Novarës dhe Piemontit.

Sipas policisë italiane grupi i trafikut të drogës transportonte 20 deri në 30 kilogramë marihuanë dhe një kilogram kokainë çdo muaj. Më pas ata ua shisnin trafikantëve të tjerë duke krijuar një rrjet mjaft fitimprurës.

Nga operacioni të policisë kanë rënë në pranga një 30 vjeçar, një 40 vjeçar dhe një 34 vjeçar përkatësisht me kombësi italiane, shqiptare dhe marokene.

Pas arrestimeve, gjykata ka dhënë edhe 12 masa paraprake ndaj rrjetit të trafikantëve, ku 4 persona janë lënë në burg, 3 arrest shtëpie dhe pesë detyrim-paraqitje./absnews.al

/GazetaSinjali/