image Shkatërrohen edhe dy murale të kriminelit të luftës, Ratko Mlladiq në Beograd

Rajon

Shkatërrohen edhe dy murale të kriminelit të luftës, Ratko Mlladiq në Beograd

news image

Edhe dy murale tjera të kriminelit të luftës të dënuar Ratko Mlladiq dhe një mbishkrim që e lavdëron atë u shkatërruan sot në Beograd.

Fotot e muraleve të shkatërruara janë publikuar në llogarinë në Twitter të portalit Pesçanik. Në njërën prej tyre shkruhet “Kriminel”. Boja ka dëmtuar mbishkrimin në objekt “Bulevardi Ratko Mladiq”.

Mesazhi i përbashkët i atyre që qëndrojnë pas këtij akti është: “Nuk mund t’i shpëtosh të gjithë”. Muralet e përmendura, përkatësisht mbishkrimi, ndodhen në komunat e Beogradit, Beogradi i Ri dhe Rakovica, shkruan klix.ba.

Kujtojmë se më 9 nëntor, me rastin e Ditës së Përkujtimit të Viktimave të Fashizmit dhe Antifashizmit, një pjesë e qytetarëve tentuan të shkatërrojnë muralin e kriminelit Mlladiq në rrugën Njegoseva në Beograd. Aktivistët Aida Qoroviq dhe Jelena Aqimoviq u përpoqën ta shkatërronin këtë murale dhe u arrestuan.

Një numër i madh i policëve penguan shkatërrimin e muralit atë ditë. Autoritetet përmendën pamundësinë e konfliktit mes atyre që duan të shkatërrojnë muralin dhe atyre që nuk janë dakord me të, nacionalistëve, si shkak të angazhimit të policisë. Nga ana tjetër, disa besojnë se qeveria në fakt e mbrojti vetë muralin. Një anëtar i Partisë Social Demokratike (SDP), Djordjo Zujovic, shkatërroi muralin një ditë më pas.

Ka murale dhe ikonografi të tjera në të gjithë Serbinë dhe Republikën Sërpska që lavdërojnë kriminelët e luftës.

/GazetaSinjali/