image Kush është Aida Çoroviq, aktivistja serbe që u sulmua nga përkrahësit e kriminelit Mlladiq?

Rajon

Kush është Aida Çoroviq, aktivistja serbe që u sulmua nga përkrahësit e kriminelit Mlladiq?

news image

Aida Çoroviq u bë e njohur për publikun pasi dje hodhi vezë në muralin e kriminelit të luftës Ratko Mlladiq në Beograd. Ajo u sulmua nga përkrahësit e kriminelit Mlladiq e më pas u arrestua nga policia.

Jam aktiviste e të drejtave të njeriut për shumë vite dhe pozicioni im është të qëndrojë prapa të gjithë viktimave të Srebrenicës”, tha Corovic pas arrestimit, shkruan Klix.ba.

Të martën, më 9 nëntor, në Ditën Ndërkombëtare kundër Fashizmit, Antisemitizmit dhe Ksenofobisë, Aida Çoroviq hodhi vezë në një mural kushtuar kriminelit të luftës Ratko Mlladiq, i cili ishte duke u mbrojtur nga policia. Pas kësaj, ajo u arrestua së bashku me aktivisten Jelena Jacimoviq.

Reagimi ynë ishte krejtësisht spontan, nuk menduam shumë, më vinte keq që isha këtu dhe media u largua. Sot është një ditë e rëndësishme dhe mbart shumë simbolika dhe ne e humbëm atë mundësi. Ishte një akt simbolik, e dimë që murali nuk do të dëmtohet (me vezët)”, ka përfunduar ajo.

Fituesja e çmimit “Pushtimi i Lirisë”, e ka luftuar nacionalizmin dhe fashizmin për vite me radhë si dhe ka qenë aktiviste për të drejtat e grave.

Aida Coroviq ka lindur në vitin 1961 në Novi Pazar, ka studiuar arkitekturën dhe historinë e artit në Beograd.

Deri në shpërthimin e luftrave në ish-Jugosllavi, ajo ishte e angazhuar në kritikë të artit dhe në hulumtime arkeologjike dhe arkitekturale. Pas luftës, ajo u bë aktiviste e paqes në Beograd, në qendrën për aksion kundër luftës dhe në organizatën Gratë në të Zeza.

Ajo ka qenë anëtare e Aleancës Qytetarë dhe pastaj në Partinë Unioni Social Demokrat që ka marrë pjesë në formimin e Opozitës Demokratike të Serbisë që ka luftuar nacionalizmin në Serbi, duke insistuar në vendosjen e marrëdhënieve miqësore me shtetet e ish-Jugosllavisë.

Nga prilli 2014 deri në qershor 2016, ajo ishte deputete e parlamentit të Serbisë.

Në një nga seancat e parlamentit, Coroviq kishte deklaruar se për shkak të punës së saj si aktiviste, ajo ishte kërcënuar me vdekje.

/GazetaSinjali/