image Shkatërrimi i “makinës së luftës” së Putinit në dy muaj luftime të përgjakshme

Botë

Shkatërrimi i “makinës së luftës” së Putinit në dy muaj luftime të përgjakshme

news image

Numri i viktimave në ushtrinë ruse ka kaluar shifrën 21 mijë teksa janë zhvilluar dy muaj luftime të përgjakshme në Ukrainë.

Në të dhënat e fundit të publikuar këtë të diel nga Forcat Ushtarake të Ukrainës, thuhet se deri tani 21800 ushtarë rusë janë vrarë në betejë si pasojë e rezistencës së ushtrisë ukrainase, edhe pse kjo shifër nuk është e verifikuar dhe Moska pretendon se humbjet në radhët e saj janë shumë më të vogla.

Po ashtu, Ukraina pretendon se i ka shkaktuar dëme armiqve të Rusisë edhe në makineritë ushtarake. Në të dhënat e fundit thuhet se janë shkatërruar deri tani 873 tanke ruse, 2238 automjete të blinduara, 179 avionë, 154 helikopterë dhe 408 sisteme artilerie, shkruan a2cnn.

Më 24 shkurt, ushtria ruse u fut në territorin e Ukrainës nga veriu, lindja dhe jugu, duke goditur menjëherë objektivat në Kiev. Megjithatë, edhe pse tashmë kemi më shumë se 60 ditë luftime sërish territoret e kontrolluara nga ushtria e Vladimir Putin janë të vogla dhe të përqendruara vetëm në lindje, në kufirin mes dy shteteve.

/GazetaSinjali/