image Shkarkohet zëvendëskryeshefi i AUV-it

Kosovë

Shkarkohet zëvendëskryeshefi i AUV-it

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkarkuar zëvendëskryeshefin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Naser Krasniqin.

Në njoftimin e bërë për media një veprim i tillë është bërë për shkak të mungesës së bazës ligjore.

“Duhet theksuar që Ligji për Zyrtarët Publikë nuk parasheh pozitë të Zëvendës Kryeshefit të AUV-it, pozitë të cilën e ka mbajtur z. Krasniqi dhe në bazë të së cilës iu ka besuar udhëheqja e kësaj Agjencie. Rrjedhimisht, me qëllim të sigurimit të zbatimit të rendit dhe ligjit, kryeministri ka shfuqizuar Vendimin që ka humbur bazën ligjore dhe ka caktuar ushtrues të ri të detyrës të Kryeshefit të AUV-it”, thuhet mes tjerash në komunikatën drejtuar mediave.

Po ashtu njoftohet se Kurti ka autorizuar Flamur Kadriun, aktualisht drejtor i Drejtoratit për Shërbimin Publik brenda AUV-it, të kryejë të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë e Kryeshefit të kësaj Agjencie, deri në shpalljen e rezultateve të konkursit për emërimin e Kryeshefit të AUV-it.

/Gazeta Sinjali/