Byun Hui-soo, ushtare transgjinore në Korenë Jugore është përjashtuar nga forcat e armatosura, pasi ka ndërruar gjininë.-
Hui-soo, 22 vjeçe, ishte bërë pjesë e ushtrisë si mashkull, por më vonë i ishte nënshtruar operacionit për ndërrimin e gjinisë.
Ajo ka parlajmëruar se do ta padisë ushtrinë, të cilën e akuzoi për mungesë të tolerancës ndaj pakicave gjinore, mirëpo Koreja Veriore është vend konservator sa i përket çështjeve të identitetit gjinor.
Shërbimi ushtarak në këtë shtet zgjat rreth dy vjet dhe është i obliguar për të gjithë meshkujt të cilët janë të aftë fizikisht, transmeton Gazeta Sinjali.
22 vjeçarja dëshiron që të vazhdojë të qëndrojë në ushtri. Këtë e ka thënë gjatë një fjalimi të përcjellë me emocione.
Byun Hui-soo iu nënshtrua operacionit në Tajlandë në nëntor të vitit të kaluar.
Ajo tha: “Unë do të vazhdoj të luftoj deri në ditën kur do të mundem të shërbej në ushtri. Do ta kundërshtoj vendimin deri në fund, deri në Gjykatën Supreme”./Gazeta Sinjali/