image Shkarkimi i Veliut, LDK-ja mban mbledhje urgjente

Kosovë

Vendimi/ Shkarkimi i Veliut, LDK-ja mban mbledhje urgjente

news image

Lidhja Demokratike e Kosovës është duke zhvilluar një mbledhje urgjente pas vendimit të kryeministrit Albin Kurti për ta shkarkuar ministrin e Punëve të Brendshme dhe nënkryetarin e kësaj partie, Agim Veliun, raporton Gazeta Sinjali.

Në këtë mbledhje e cila ka filluar para disa minutash, ka shkuar edhe Veliu, ndërsa mbledhja është thirrur nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

“Përmes deklaratave të tij të bëra publikisht, por jo edhe të mbështetura me qëndrime të tij në mbledhje të brendshme, Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Veliu ka dëshmuar mungesë të theksuar lidershipi dhe ka minuar hapur punën e qeverisë, pjesë e të cilës ai është”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e zyrës së kryeministrit, ky arsyetohet shkarkimi i Veliut.

Këtë vendim e ka cilësuar të papranueshëm kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i cili publikisht i ka kërkuar Kurtit që ta anulojë vendimin dhe ta heq taksën deri në fund të javës, duke paralajmëruar kështu edhe prishjen e koalicionit në rast se Kurti vepeon ndryshe. /Gazeta Sinjali/