image Shkarkimi i Presidentit Meta, mblidhet Konferenca e Kryetarëve të Kuvendit

Politikë

Shkarkimi i Presidentit Meta, mblidhet Konferenca e Kryetarëve të Kuvendit

news image

Sot në Shqipëri mblidhet Konferenca e Kryetarëve të Kuvendit për caktimin e rendit të ditës së seancës së 10 qershorit, transmeton Gazeta Sinjali.

Kryetarët pritet të shqyrtojnë dhe vendosin mbi kërkesën e kreut të komisionit hetimor parlamentar, nga Partia Socialiste Alket Hyseni, për përfshirjen e raportit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta në rendin e ditës, duke zbatuar edhe afatet ligjore, shkruan Panorama Online.

Përpos raportit, deputetët do të kenë një material të shkurtër, mbi gjetjet që komisioni hetimor i konsideron si fakte dhe prova ku kreu i shtetit ka shkelur rëndë Kushtetutën.

Nëse raporti për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta do të jetë pjesë e rendit të ditës të seancës së 10 qershorit, kjo seancë do t’i gjejë deputetët e Kuvendit shqiptar në një situatë të paprecedentë, ku për herë të parë në 30 vite në Shqipëri, një Parlament do të votojë për të shkarkuar një president republike.

Për të shkarkuar kreun e shtetit, mazhoranca, sipas nenit 88 të Kushtetutës, duhet të marrë jo më pak 94 vota ose 2/3 e të gjithë deputetëve. /Gazeta Sinjali/