image Shkaqet që çuan në rritjen e numrit të viktimave dhe të infektuarve me COVID-19 sipas Zemajt

Shëndetësi

Shkaqet që çuan në rritjen e numrit të viktimave dhe të infektuarve me COVID-19 sipas Zemajt

news image

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka folur rreth menaxhimit të gjendjes së koronavirusit në Kosovë, në kohën kur vendi ynë po përballet me shtim të numrit të vdekjeve dhe infeksioneve të reja me virus.

Zemaj tutja ka thënë se pas lirimit të masave ka pasur rritje të numrit të rasteve të reja, e që sipas tij ishte diçka e papritur dhe se e tëra kjo vjen nga mosrespektimi i masave nga qytetarët.

“Lirimi i tepërt, mos respektimi i distancës dhe mos mbajtja e maskave dhe higjienës na kanë sjellë në një rezultat me numër të rritur të rasteve”, ka thënë Zemaj në Dukagjin.

Duke pasur parasysh rritjen e numrit të rasteve të reja, ministri Zemaj tha se janë detyruar të ndërmarrin masa shtesë si pjesë e luftës kundër parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Ai u ka bërë thirrje oponentëve politikë që të mos e shfrytëzojnë pandeminë për përfitime politike, duke thënë se “jemi në një rrethanë të ndërrimit të pushtetit dhe ky muaj ka qenë atraktiv për oponentë politikë”. /Gazeta Sinjali/