image Shkaku i pritjeve të gjata në Merdar, policia kërkon nga qytetarët të shfrytëzojnë edhe pikat tjera kufitare

Kosovë

Shkaku i pritjeve të gjata në Merdar, policia kërkon nga qytetarët të shfrytëzojnë edhe pikat tjera kufitare

news image

Policia e Kosovës për shkak fluksit të madh në pikë-kalimin kufitar Merdar përmes një njoftimi kërkon që të shfrytëzohen edhe pika tjera të kalimit të kufirit, shkruan Gazeta Sinjali.

Në njoftimin për media thuhet se zyrtarët policorë të kufirit, janë duke punuar me kapacitete të plota, në këtë kohë kur fluksi i hyrje dhe daljeve nga territori i Republikës së Kosovës është më i madh, sidomos në Pikën e Kalimit Kufitar Merdar.

Në njoftimin e policisë thuhet:

Departamenti i Kufirit i Policisë së Kosovës, njofton të gjithë qytetarët, në veçanti bashkatdhetarët që janë duke shfrytëzuar Pikën e Kalimit Kufitar Merdar për hyrje-daljen për në Republikën e Kosovës, se për shkak të fluksit të madh të udhëtareve pritjet janë të gjata dhe apelojmë te të gjithë që të shfrytëzohen edhe pikat tjera të kalimit kufitar”.

Sipas Policisë, koha e pritjes nuk varet vetëm nga zyrtarët e Kosovës, andaj bëjnë apel tek qytetaret që të shfrytëzojnë edhe pikat tjera kufitare, ku ka fluks më të vogël dhe pritjet janë minimale.  /GazetaSinjali/