Prezantuesja Bora Zemani përgjatë fundjavës qëndroi në spital, për shkak të një ndërhyrje që ajo pati, mirëpo zgjodhi të mos e bëjë publike.
E gjatë qëndrimit të saj në spital, djali i saj Arbori e pati ditëlindjen e tetë.
Ajo iu nënshtrua një operacioni, nga i cili e ka marrë vetën mjaftueshëm sa për t’iu rikthyer dinamikës së madhe të “Përputhen” si program ditor.
Ditën e sotme ajo është paraqitur në ambientet e televizionit ku punon për xhirimet e reja të programit – vetëm se me një ndryshim të vogël.
Shkaku i gjendjes shëndetësore në rikuperim e sipër, Bora e ka moderuar programin ulur për herë të parë.
Një gjë e tillë sigurisht se do ishte e pamundur në kushte normale, mes tjerash edhe shkaku i dinamikës së fortë që ngjarjet në program kanë.
Konkurrentët menduan edhe për një surprizë me rastin e rikthimit dhe ditëlindjes së djalit, nga e cila Bora shpërtheu në lot