image Shkakton aksident trafiku dhe ikë, arrestohet 29-vjeçari

Siguri

Shkakton aksident trafiku dhe ikë, arrestohet 29-vjeçari

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një person me inicialet E.G., 29-vjeçar, pasi që dyshohet se ishte i përfshirë në një aksident trafiku dhe i njëjti më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia ka arritur që më pas të dyshuarit ta ndaloj në rrugën “Haxhi Zeka” në Prizren, njofton Gazeta Sinjali.

Gjatë kontrollit të dyshuarit i është gjetur në brez një thikë luftarake me gjatësi 11cm.

I dyshuari është shoqëruar në Stacionin e Policisë në Prizren ku pas matjes me alkootest ka rezultuar që përmban 1.15 promil.

Për rastin është njoftuar prokurori me udhëzimin e të cilit iniciohet rasti si “Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim të pa autorizuar të armëve” si dhe “Shkaktimi i aksidentit të trafikut”./GazetaSinjali/