Reshjet e natës së kaluar kanë dëmtuar një nga tre çadrat e ngritura për të dëmtuarit nga tërmeti në stadiumin e Durrësit. Aktualisht në çadra kanë mbetur vetëm dy persona.
Ndërkaq, në Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Brendshme kanë kaluar natën 80 persona, ndërsa 37 të tjerë janë strehuar te ajo e Ministrisë së Mbrojtjes.
Aktualisht, janë evidentuar si të dëmtuara 577 banesa në nivel qarku, 327 prej tyre në bashkinë Durrës. Ndërkohë grupet e punës pritet të nisin ditën e sotme verifikimet shtëpi më shtëpi të dëmeve, ndërsa u bëhet thirrje qytetarëve të dëmtuar të raportojnë paraprakisht pranë njësive administrative dëmet që kanë pësuar./Topchannel