image Çmimet e biletave për ndeshjen Kosovë – Gjibraltar

Futboll

FFK/ Çmimet e biletave për ndeshjen Kosovë – Gjibraltar

news image

Sot dalin në shitje biletat për miqësoren Kosovë – Gjibraltar.

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar opinionin se sot, në orën 17:00, fillon shitja e biletave për ndeshjen miqësore Kosovë – Gjibraltar.

Kjo ndeshje do të zhvillohet më 10 tetor, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Biletat mund të blihen nëpërmjet platformës online www.tiks.app

Çmimet e biletave janë si vijon:

Veri dhe Jug 5 euro
Lindje 10 dhe 15 euro
Perëndim 15 euro dhe 20 euro
VIP 80 euro