Tre persona në Deçan janë arrestuar dje pasi kanë shitur miell ilegalisht dhe me çmim të lartë, njofton Gazeta Sinjali.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe inspektorët komunal dhe të ATK-së.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit janë hasur duke shitur miell në mënyrë ilegale pa biznes të regjistruar dhe me çmim të lartë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe inspektorët komunal dhe të ATK-së.”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Në konsultim me prokurorin të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./GazetaSinjali/