image Shikoni si po mashtrohen kosovarët nga ‘lojërat shpërblyese’ (FOTO)

Kosovë

Manipulim/ Shikoni si po mashtrohen kosovarët nga ‘lojërat shpërblyese’ (FOTO)

news image

Faqja e rreme “Audi Kosova-Reforma” po mashtron qytetarët sa për t’i shtuar pëlqimet në faqen e tyre në Facebook.

Në një postim në faqen e tyre të rreme shkruan se kushdo që e pëlqen “Audi Kosova-Reforma”, e shpërndanë dhe i etiketon katër shokë, hynë në ‘lojë’ për ta fituar një veturë të tipit “Audi Q8” viti i prodhimit 2019.

Sipas tyre loja zgjatë deri më 30 tetor.

Nga lojëra të tilla imagjinare pre e mashtrimit kanë rënë shumë kosovarë. Së fundmi u raportua për dhënien e një shtëpie në një lagje luksoze në periferi të Prishtinës, por më pas ‘njoftimi’ u demantua nga aksionarët e kësaj lagje. Ata thanë se prapa atij njoftimi fshihen persona të panjohur dhe se rastin e kanë raportuar edhe në Policinë e Kosovës. /Gazeta Sinjali/