Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja rrëqethëse në Itali, ku një 45-vjeçar shqiptar i identifikuar si Taulant Malaj, 45 vjeç, vrau një shtetas italian dhe të bijën 16-vjeçare, pasi kjo e fundit ndërhyri për të mbrojtur të ëmën.
Autori i vrasjes pasi kreu krimin e dyfishtë, ka filmuar ngjarjen makabre dhe pamjet së bashku me një rrëfim ua ka dërguar disa personave me mesazh në Whatsapp. Ne videon me pamjet e rënda, Malaj dëgjohet të thotë: “E shikoni këtë këtu, ky është italiani. Gruaja ime shk**dhehej gjithë ditën, kur unë punoja. Ja fala njëherë, ky është i dyti. E shikoni, e kam therur vetë. Vetë e kam therur. I vrava që të tre, edhe çupën sepse ngacmonte edhe çupën.”
Sikurse duket edhe nga pamjet, pas filmimeve jashtë, Malaj futet në banesë duke vijuar me xhirimet e pamjeve horror. Aty shihet trupi i pajetë i të bijës i shtrirë në tokë, ndërsa i drejtohet bashkëshortes duke i thënë: “Shikoje këtu, vrasje këtu. Këta janë. Pusho o ku*ve m*tit, pusho. Pusho o ku*ve m*tit. Pusho shk**dhefsh gjithë ditën. Boll o ku*vë. Boll, boll, boll ku*vë se ta fala njëherë, boll.”
“Shiko i kam therur dhe do t’i therë akoma, s’ka ardhur asnjë polici. Ku është djali? Do t’i therë tani”- thotë Malaj në video.
Mediat italiane raportojnë se Taulant Malaj, dyshonte se gruaja e tij 39-vjeçe kishte një lidhje me tregtarin italian Massimo De Santis, pronar i “Jolly”, dy lokaleve të njohura në Torremaggiore dhe njëherazi, kunati i senatorit Gisella Naturale. Në rrethana ende të paqarta, ai ka qëlluar shtetasin italian, në shkallët e pallatit, aty ku duken njollat e mëdha të gjakut.
Gjatë konfliktit, Malaj ka tentuar të vrasë bashkëshorten, Tefta Malaj, por dyshohet se ka qenë vajza 16-vjeçare e çiftit, Gessica, që ka ndërhyrë për të mbrojtur nënën është qëlluar për vdekje nga autori. Bashkëshortja e vrasësit shqiptar, ka mbetur e plagosur dhe ndodhet në spitalin e Foggia në gjendje jo të rëndë shëndetësore, por e shokuar nga ngjarja.
Pas vrasjeve, Malaj u arrestua pranë pallatit. Gjatë ndalimit, ka rrëfyer se po kërkonte djalin e tij pesë vjeçar. Në vendngjarje u sekuestrua arma e vrasjes, një thikë kuzhine. Familja shqiptare ishte me origjina nga Selenica e Vlorës, ndërsa nuk dihet nëse mes çiftit ka pasur konflikte të mëparshme.
PAMJE TË RËNDA/ Shqiptari vret të dashurin e gruas dhe vajzën 16 vjeçe, i bën video dhe ua dërgon miqve pic.twitter.com/KMjaeufc8N
— JOQ Albania (@JoqAlbania) May 7, 2023