Sipas një studimi të botuar në revistën ‘Appetite’, dashuria ndaj kafes së zezë tregon për njerëz me tipare sadiste apo psikopatike.
Sondazhi u krye mbi më shumë se 1000 të rritur, të cilëve u është kërkuar të thonë se çfarë u pëlqen kur bëhet fjalë për ushqimin. Të anketuarit iu nënshtruan testeve të personalitetit që nxjerrin tipare të personalitetit antisocial siç janë sadizmi, narcizmi dhe psikopatët.
Hulumtimi i Universitetit të Innsbruck të Austrisë zbuloi se ata që pëlqejnë shijen e hidhur janë të lidhur me sjelljen psikopatike.
Korrelacioni më i madh u shfaq midis ushqimit të hidhur dhe “sadizmit të përditshëm”, të cilin studiuesit e përshkruan si – një ndjenjë kënaqësie kur u ofrojmë të tjerëve një sasi të vogël dhimbjeje.
A e dini se si lidhen psikopatët dhe kafeja e zezë? Nëse e doni kafenë e fortë të zezë, mund të jeni adhurues i aromave të forta, kafe emocionuese ose… e psikopatëve!/Gazeta Sinjali/