image Shifrat e kryeministrisë - kaq paguhet Albin Kurti dhe këshilltarët e tij

Politikë

Shifrat e kryeministrisë – kaq paguhet Albin Kurti dhe këshilltarët e tij

news image

Gazeta Sinjali më 27 prill ka kërkuar nga Zyra e Kryeministrit listën e shpenzimeve që ka bërë kryeministri Albin Kurti dhe këshilltarët e tij, duke përfshirë shpenzimet në telefona, udhëtime, derivate, mëditje dhe pagat për secilin.

Por Gazeta Sinjali ka pranuar përgjigje nga ZKM-ja me shpenzimet vetëm për telefona dhe pagat e secilit, pra të Kurtit dhe këshilltarëve të tij.

Nga Zyra e Kryeministrit kanë thënë se shpenzimet e tjera të Kurtit dhe të këshilltarëve të tij nuk janë proceduar nga Zyra për Buxhet dhe kësisoj nuk ka ende fatura.

Sa është paga mujore e kryeministrit Kurti dhe e këshilltarëve të tij?

Kryeministri i Kosovës ka pagën mujore bruto 1 mijë e 500 euro e 93 cent, derisa shefi i stafit të Kurtit, njëkohësisht këshilltar i lartë politik, Luan Dalipi paguhet 1 mijë e 321 euro e 30 cent.

Nga 600 euro e 60 cent paguhet zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, përgjegjësja për protokol në kabinet të kryeministrit, Shenaj Shala dhe 8 këshilltarë të tjerë.

Kurse Erzen Vraniqi, këshilltar i jashtëm politik i kryeministrit Kurti nuk merr pagë nga shteti i Kosovës.

/GazetaSinjali/