image Shifra të reja, Sveçla: Mbi 80 terroristë të përfshirë në sulmin në Banjskë

Politikë

Shifra të reja, Sveçla: Mbi 80 terroristë të përfshirë në sulmin në Banjskë

news image

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka njoftuar se në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, mëngjesin e së dielës së 24 shtatorit, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë, kanë qenë të përfshirë më shumë se 80 terroristë serbë, raporton Gazeta Sinjali.

Sveçla gjithashtu thotë se numri dhe armatimi i Policisë së Kosovës ka qenë shumë më i vogël sesa i këtij grupi terroristësh, por që pavarsisht kësaj PK-ja ia doli të realizojë gjatë gjithë ditës një betejë të suksesshme.

Në fillim është menduar se janë diku mes 30 dhe 40 terroristë. Tashmë mund të themi se numri është më i madh, gjë që dëshmon suksesin edhe më të madh të policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës ka qenë edhe në numër më të vogël, edhe me armatim më të dobët sesa ky grup terrorist, por ia ka dalë që pas humbjes së jetës së rreshterit Afrim Bunjaku, pas përfundimit të kësaj prite, të realizojë gjatë gjithë ditës një betejë të suksesshme – për të cilën po marrim përgëzime nga të gjithë aleatët tanë – dhe ta mundë këtë grup terrorist. Por, numri është i madh. Tash mund të themi se është mbi 80″, u shpreh Sveçla për REL.

Po ashtu, ai ka deklaruar se do të kërkojnë ekstradimin e Radoiçiqit dhe të gjithë atyre që kanë qenë të përfshirë në planifikimin dhe realizimin e këtij aksioni terrorist.

/GazetaSinjali/