image Shifra të frikshme në SHBA, regjistrohen mbi 210 mijë raste të reja me COVID-19

Botë

Shifra të frikshme në SHBA, regjistrohen mbi 210 mijë raste të reja me COVID-19

news image

Gjatë 24 orëve të fundit, 213 mijë e 305 raste të reja të koronavirusit janë regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton Gazeta Sinjali.

Po ashtu gjatë kësaj periudhe kohore, 2 mijë e 283 persona të tjerë kanë vdekur si rezultat i COVID-19, njoftojnë Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Kjo e rriti numrin e përgjithshëm të rasteve në 15 milionë e 932 mijë e 116, raporton Reuters.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve tani në SHBA qëndron në 296.818.

/Gazeta Sinjali/