image Shifra marramendëse, ja sa para do të humbasë La Liga nëse kampionati nuk përfundon

Futboll

Futboll/ Shifra marramendëse, ja sa para do të humbasë La Liga nëse kampionati nuk përfundon

news image

Autoritetet e futbollit duhet të përballen me sfida të pashembullt në këto kohë të pasigurta.

Njëra prej tyre është që të përgatiten për të ardhmen, që do të thotë zbutje e goditjes që do të ketë koronavirusi në sport dhe industrinë e saj.

LaLiga, për shembull, kishte vlerësuar se do të humbasë rreth 648 milionë euro nëse pjesa e mbetur e sezonit 2019/20 nuk mund të përfundojë.

Nuk ka dyshim që LaLiga dëshiron të përfundojë sezonin aktual dhe ata janë duke punuar me UEFA, FIFA dhe madje edhe Federatën Spanjolle të Futbollit (RFEF) për ta bërë atë të ndodhë.

Sidoqoftë, ata gjithashtu duhet të përgatiten për skenarin më të keq, që do të thotë që pjesa tjetër e sezonit nuk mund të përfundohet.

Nëse ky është rasti dhe nuk luhen më ndeshje, LaLiga tani vlerëson se do të humbasin 956.6 milion euro.

Nëse ndeshjet e mbetura luhen pas dyerve të mbyllura, që është opsioni më realist për momentin, humbja e vlerësuar do të jetë 303.4 milion euro dhe nëse ato luhen normalisht, humbja do të jetë vetëm 156.4 milion euro./Gazeta Sinjali/