image Shifra alarmante të COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, konfirmohen 1285 raste të reja

Rajon

Shifra alarmante të COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, konfirmohen 1285 raste të reja

news image

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njofton se në 24 orët e fundit janë bërë 3 mijë e 404 testime, ndërsa janë regjistruar 1 mijë e 285 raste të reja me koronavirus, transmeton Gazeta Sinjali.

14 persona kanë ndëruar jetë, një pacient nga Shkupi (52), një nga Bitola (75), dy nga Kërçova (66 dhe 71), një nga Kriva Palanka (47) d), një nga Shtip (62), një nga Sveti Nikole (76), një nga Radovishi (66), katër pacientë nga Tetova (63, 50, 66, 66 dhe 82), një nga Gostivari (78) dhe një pacient nga Kavadraci (21). Të gjithë pacientët janë të vdekur në kushte spitalore.

Sot Instituti për Shëndetin Publik regjistroi 176 pacientë të shëruar nga COVID-19.

Deri më tani, gjithsej 268 mijë e 932 testime për koronavirus janë bërë në Maqedoninë e Veriut. Numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i epidemisë shkon në 38 mijë e 782, numri i pacientëve të shëruar është 23 mijë e 11, numri i rasteve aktive shkon në 14 mijë e 661. /Gazeta Sinjali/