image Shifra alarmante të COVID-19 në Evropë, Gjermania dhe disa shtete tjera futen në izolim

Evropë

Shifra alarmante të COVID-19 në Evropë, Gjermania dhe disa shtete tjera futen në izolim

news image

Për të parandaluar përhapjen e mëtejme të pandemisë COVID-19, Gjermania ka marrë vendim që nga sot të futet në izolim të pjesshëm, i cili do të zgjasë një muaj, transmeton Gazeta Sinjali.

Në këtë shtet evropian gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 12 mijë e 97 raste të reja të infeksionit, sipas të dhënave nga Institutit Robert Koch për Sëmundjet Infektive.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Gjermani aktualisht qëndron në 545 mijë e 27.

Në 24 orët e fundit, Gjermania regjistroi edhe 49 viktima nga koronavirusi, të cilat e çojnë në 10 mijë e 530 numrin total të tyre.

Ndërsa, Belgjika e cila po përjeton shpërthimin më të keq të COVID-19 në Evropë, po ashtu futet në izolim nga sot.

Këtë javë, në izolim të pjesshëm do të futen edhe Portugalia, Greqia dhe Austria.

Italia, Franca, Spanja, Çekia dhe Polonia tashmë kanë ndërmarrë kufizime të ashpra.

Numri total i të infektuarve me koronavirus në Evropë ka kaluar tashmë 10 milionë. /Gazeta Sinjali/