image Shi e breshër sot në Pejë, komuna nuk e di sa dëme mund të ketë shkaktuar

Kosovë

Shi e breshër sot në Pejë, komuna nuk e di sa dëme mund të ketë shkaktuar

news image

Mot me shi i shoqërurar edhe më breshër ka mbizotëruar sot në Komunën e Pejës, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesit kanë dërguar video në adresë të redaksisë, ku shihet se reshjet e shiut po vazhdojnë akoma.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe me zyrtarë të ksaj komune, por të njëjtit janë shprehur se nuk kanë ende ndonjë raport lidhur me dëmet që mund t’i ketë shkaktuar, duke shtuar moti i ligë po vazhdon ende dhe posa të ndalet shiu Drejtoria e Emergjencës do të dalë në teren për të vlerësuar gjendjen.

Kujtojmë se, Prishtina Weather ka paralajmëruar se në fundjavë do të ketë reshje shiu, ndërsa javën e ardhshme vapa afrikane do të ngre temperaturat maksimale edhe mbi 35C./Gazeta Sinjali/