Një eklips i pjesshëm diellor u shfaq të dielën në Afrikë, Azi dhe në disa pjesë të Lindjes së Mesme. I njohur si “unaza e zjarrit” për shkak se hëna mbulon thuajse të gjithë diellin, eklipsi zgjati për rreth 3 orë.
Miliona vetë, nga Dubai, Tajvani e deri në Japoni e Indi dolën për të shijuar spektaklin diellor. Në Dubai, njerëzit mund të shihnin sesi hëna mbuloi 85% të diellit. Një eklips i tillë do të ndodhë përsëri pas 14 vitesh, sipas Grupit të Astronomisë në Dubai.
Në vende të tjera, si Izraeli, dielli u mbulua vetëm në 40% të sipërfaqes së tij. /Gazeta Sinjali