Mbrëmë është mbajtur premiera e filmit “Maleficent: Mistress of Evil”, ku në rol kryesor luan aktorja e njohur amerikane, Angelina Jolie.
Jolie në premierën e filmit u shfaq e veshur më një fustan të zi, si dhe e shoqëruar me fëmijët e saj, transmeton Gazeta Sinjali.
Premiera u mbajt në qytetin e Los Angeles, ndërsa filmi do të fillojë të shfaqet në kinematë botërore më 18 tetor.
Në këtë premierë ishte e pranishme edhe këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, e cila këndon kolonën zanore të këtij filmi./Gazeta Sinjali/