image Shfaqen grafite edhe në Zubin Potok e Zveçan, bëhet thirrje për rezistencë

Siguri

Shfaqen grafite edhe në Zubin Potok e Zveçan, bëhet thirrje për rezistencë

news image

Në rrugët e muret e pjesëve të ndryshme të Veriut të Kosovës po vazhdojnë të shtohen grafitet me fjalë të ndryshme në gjuhën serbe ndaj institucioneve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtare, të cilat mbajnë vulën e të së ashtuquajturës “Brigada e Veriut”.

Pos në Mitrovicë të Veriut grafitet po shfaqen edhe në Zubin Potok e Zveçan si “NATO shko në shtëpi”, “KM mbetet”, “Mos u shqetësoni! Ne jemi këtu për të ju mbrojtur” e të tjera mbishkrime.

Këto grafite po shfaqen si lloj rezistence ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat ilegale e ku nga 21 nëntori do të nisin gjobitjet prej 150 eurove.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, th apë Gazetën Sinjali në zonën e Drejtorisë Rajonale të Mitrovicës Veri, janë hasur disa grafite me mbishkrime të ndryshme  në gjuhën serbe.

“Policia e Kosovës, me njësitet e saj ka ndërmarr veprimet e nevojshme policore, për hetim dhe procedim të mëtejmë, lidhur me grafitet e shkruara në disa mure dhe rrugë”, tha Kelani.

Por policia nuk tregon për të arrestuar e largimin e grafiteve.

Si shkak i nisjes së qortimeve për targat ilegale serbët e veriut janë tërhequr nga Policia, Dogana Gjykata, Prokuroria e Mitrovicës dhe 10 deputetët e Kuvendit të Kosovës.

/GazetaSinjali/