Sheshin “Ibrahim Rugova” dhe atë “Skënderbeu” në Prishtinë i ka mbuluar errësira, raporton Gazeta Sinjali.
Si i vetmi mjet asistues për ndriçim në sheshet e lartpërmendura mbeten dritat e lokaleve dhe dritat e lojërave të fëmijëve që gjenden përgjatë rrugës.
Duke konsideruar se jemi pothuajse në sezonën e dimrit dhe mungesa e ndriçimit në sheshe mund të shkaktojë dëme të pariparueshme për sigurinë e njerëzve, pasi kohëve të fundit është bërë alarmante situata me qentë endacakë.
Ndonëse, është qyteti më i vizituar nga qytetarët, përsëri mungon ndriçimi elektrik.
Gazeta Sinjali ka tentuar të kontaktojë me zyrtarë të kësaj komune, por të njëjtit nuk kanë dhënë informata, edhe pas disa ditësh insistime. /Gazeta Sinjali/